Dyshimet për shpërthim, Policia tregon çka gjeti në QKUK

Aktuale

Dyshimet për shpërthim, Policia tregon çka gjeti në QKUK

Më: 16 janar 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara në QKUK.

“Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, thuhet në përgjigjen e policisë për median.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës pak më parë ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat