Policia identifikon dy persona për shpërthimin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës

Aktuale

Policia identifikon dy persona për shpërthimin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona me interes për intervistim, lidhur me rastin e së hënës mbrëma ku një granat dore kishte shpërthyer në një rrugë në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, tha se hetimet për këtë rast janë zhvilluar me intensitet të shtuar.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se dy personat i kanë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë gjetur aty.

Sipas PK-së rasti i së hënës besohet ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave.

Dy persona janë lënduar dhe shtatë vetura janë dëmtuar nga shpërthimi i granatës së dorës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat