Haradinaj pret në takim ministrin shqiptar, e vlerëson angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës

Aktuale

Haradinaj pret në takim ministrin shqiptar, e vlerëson angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:09
Igli Hasani, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Në këtë takim, Haradinaj ka vlerësuar angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Kosovës.

Kreu i AAK-së ka thënë se projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë e Kosovës, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve.

“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i tyre si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë.

Haradinaj është shprehur se roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat