Deklarata e Sveçlës se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, nuk ua shuan shpresat PK-së

Aktuale

Deklarata e Sveçlës se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, nuk ua shuan shpresat PK-së

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:23
Izmir Zeqiri

Deklarata e Ministrit të Punëve të Brendshme se kërkesat e Policisë së Kosovës janë të drejta, por se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, nuk ja kanë shuar shpresat kreut të Sindikatës së ruajtësve të rendit për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së PK-së, Izmir Zeqiri, tha se ajo deklaratë ka qenë një insert, por se nga raportimi i tij në Komisionin në Kuvend, ai ka kuptuar se ministri ka shprehur vullnet për plotësimin e kërkesave të tye.

“Shpresoj që në takimin e ardhshëm të dalim me një rezultat së paku kështu ka qenë edhe dakoordimi por edhe ministri Sveçla tha ‘se jemi duke punuar në atë drejtim që të realizojmë diçka’. Nuk i kam humbur shpresat dhe besoj se gjatë takimeve të ardhshme me ministrin Sveçla apo qeveritar të tjerë do të arrijmë një mirëkuptim, tha Zeqiri.

Ai tha se janë disa kërkesa të Policisë së Kosovës të cilat mund të plotësohen e që sipas tij nuk kanë kosto të madhe buxhetore.

I pyetur për mundësinë e një proteste tjetër nga njësitet elitare por edhe të tjera të Policisë së Kosovës, Zeqiri tha se ata janë dakorduar që kërkesat e tyre të shkojnë përpara përmes sindikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat