“I shiti Turqia, Kroacia e në fund ShBA-ja”, Raci: U demaskuan dezinformatat se Kosova është nën embargo për armatim

Aktuale

“I shiti Turqia, Kroacia e në fund ShBA-ja”, Raci: U demaskuan dezinformatat se Kosova është nën embargo për armatim

Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:31
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se me blerjen e fundit të armëve nga ShBA-ja janë demaskuar dezinformatat se Kosova është nën embargo për armatim.

Ai tha se në vitin e kaluar, sidomos pas Bansjkës, është thënë që s’ka shanse që Kosovës t’i shetë dikush më armatim.

“I shiti Turqia, Kroacia e në fund ShBA-ja dhe aleanca po vazhdon me këta të fundit. As veriu nuk u vu nën protektorat ndërkombëtar, as KFOR-i s’e mori veriun, as s’e vendosi kufirin në veri, por u bë një betejë e ashpër në veri për shtrirje të sovranitetit”, tha Raci në Rubikon.

Tutje, Raci foli edhe për veriun e vendit, ku tha se ajo pjesë e territorit kontrollohej prej kriminelit Milan Radoiçiq, i cili sipas Racit, e menaxhonte veriun në këmbim të votave në Kuvendin e Kosovës.

“Një pjesë të madhe të territorit, Kosova e ka pasur jashtë kontrollit, ose thënë troç e ka pasur nën menaxhimin e një krimineli siç ishte Radoiçiq i cili pa problem menaxhonte me veriun në këmbim të votave në Parlamentin e Kosovës për një koalicion të kohërave të ndryshme”.

“Koalicionet me Listën Serbe kanë treguar që gjendja në terren nuk është prekur dhe sa herë që dikush tentonte të prekte diçka në veri, thoshin “më, mos e prek se është tension, ambasada, x personi”, a në fakt ka qenë zonë e kontrolluar prej Radoiçiqit”, tha Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat