E thotë avokati Gashi: Ja vendi ku ndodhet ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit

Aktuale

E thotë avokati Gashi: Ja vendi ku ndodhet ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 22:17
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se ekzekutori i dyshuar i politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi.

Në RTV Dukagjini, Gashi thotë se Prokuroria Speciale ka të drejtë që t’i mbajë të fshehta hetimet.

“Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, është në Serbi. Prokuroria Speciale ka të drejtë t’i mbajë të fshehta hetimet që i bën edhe për vrasësin që sigurisht do të kishte qenë një prej atyre personave zinxhiror sepse ai ka qenë veç punëtor i Radoiçiqit dhe të tjerëve”.

“Ajo që është edhe më e keqe është që Lista Serbe pas vrasjes së Ivanoviqit është forcuar edhe më tepër dhe ka qenë mesazh trishtues për krejt serbët që nëse vazhdoni kështu mund të përfundoni si ai”, tha Gashi.

Ndryshe, Gashi ka deklaruar se rasti i vrasjes së Ivanoviqit, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat