Matoshi, Spahiut: Ke rënë në ndikimin rus me retorikën për luftë

Aktuale

Matoshi, Spahiut: Ke rënë në ndikimin rus me retorikën për luftë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 22:55
Halil Matoshi dhe Nexhemdin Spahiu

Komentatori politik Halil Matoshi ka akuzuar Nexhemdin Spahiun se ka rënë nën ndikimin rus me retorikën e tij për luftën.

Matoshi e Spahiu kanë shpërfaqur dallime të mëdha sa i përket retorikës së luftës.

Matoshi i është drejtuar Spahiut se ka rënë nënë ndikimin e Rusisë me retorikën e luftës.

“Lufta nuk bëhet me rini, por me porfesionista. Mos e kopjoni Serbinë, kur të them ty je ra në ndikimin e Rusisë, nuk po them se ti po punon për Rusinë, por po them se qeto deklarata shkojnë në favor të luftës hibride ruse në rajon”.

Matoshi ka insistuar se në Kosovë nuk mund të ketë luftë pasi që sipas tij, vendi ynë është i mbrojtur nga NATO.

“Nuk është filmë vizatimor lufta”, ka thënë Matoshti.

E Spahiu, ka insistuar se lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme pavarësisht se KFOR-i ruan kufijtë e Kosovës

“Ty po duket filmë por kështu mundet me filluar lufta, është vështirë me parashikuar kur mundet me ndërhy NATO e kur jo”, ka thënë Spahiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat