Bajqinovci flet për mundësinë e luftës: Jemi çdo herë të rrezikuar

Aktuale

Bajqinovci flet për mundësinë e luftës: Jemi çdo herë të rrezikuar

Më: 17 janar 2024 Në ora: 00:01
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se ekziston rreziku i një sulmi nga ata e Serbisë ndaj Kosovës.

Këto pretendime sipas tij, janë rritur pasi 50 % e forcave ushtarake Serbi i ka vendosur rreth kufirit të Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia tashmë ka ngritur gatishmerinë e saj ushtarake dhe kjo është shqetësuese.

“Unë mendoj se me të vërtetë jemi të rrezikuar kjo pasi Serbia 50% të forcave ushtarake i ka në pjesën jugore rreth kufirit e deri në Nish. Cka i duhet një fqinji kur e vendos armatimin e rëndë rreth kufrit. Andaj unë mendoj që Kosova jo vetëm tani, por edhe me herët ka qenë e rrezikuar, mirëpo tani edhe me shumë duke e ditur se edhe ata janë në gjendje gatishmerie duke e parë që tani po tentojnë që të sjellin ligjin për detyrim për ushtrinë e Serbisë”, ka thënë Bajqinovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat