Mefail Bajqinovci tregon kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare

Aktuale

Mefail Bajqinovci tregon kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare

Më: 17 janar 2024 Në ora: 00:07
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka folur për kohën kur vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Ai ka përmendur fundin e këtij viti si kohë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Unë mendoj se zgjedhjet do të jenë kah fundi i vitit. Besoj që në dhjetor do t’i kemi zgjedhjet e rregullta. Për herë të parë do të kemi qeveri me mandat të plotë pra katër vite. Prandaj duhet të mësohemi dhe të jetë standard i ri që katër vite populli ta sheh se kush çfarë ka punuar si në pozitë si në opozitë dhe t’ia jap votën në fundi”, ka thënë Bajqinovci.

Ai pret që Vetëvendosje të shpallet fituese e padiskutushme edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat