“Kurti punon shumë, në 2 të natës shkon në shtëpi, e kam parë vet”

Aktuale

“Kurti punon shumë, në 2 të natës shkon në shtëpi, e kam parë vet”

Më: 17 janar 2024 Në ora: 00:25
Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka thënë se meritat pse Vetëvendosje po del lartë në sondazhe i ka kryeministri Albin Kurti.

Deputeti Bajqinovci ka thënë se Albin Kurti po punon shumë, duke mos shkuar në shtëpi deri në orët e vona të natës.

“Po e them një detaj që unë e di se diku rreth orës 2 të natës Albin Kurti shkon në shtëpi, këtë e kam parë vet personalisht”, ka thënë Bajqinovci.

Ai pret që Vetëvendosje të shpallet fituese e padiskutushme edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat sipas tij do të mbahen në fund të këtij viti.  

Deklaratën e tij të plotë e gjeni në video…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat