Kreu i Zubin Potokut: Iniciativa për shkarkimin tim s’do të ketë sukses

Aktuale

Kreu i Zubin Potokut: Iniciativa për shkarkimin tim s’do të ketë sukses

Më: 17 janar 2024 Në ora: 09:46
Izmir Zeqiri

Banorët serbë në komunat veriore të vendit kanë dorëzuar tek kryesuesit e Kuvendeve Komunale kërkesat për inicim të peticionit për largimin e kryetarëve aktual.

Një kërkesë e tillë për shkarkimin e njërit kryetar është miratuar.

Bëhet fjalë për kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Përfundimisht, sot nis mbledhja e nënshkrimeve e qytetarëve për shkarkimin e kryetarit Atiq.

Salla e sportit në Mitrovicën e Veriut është caktuar si vend për mbledhjen e nënshkrimeve për procesin e peticionit për largimin e kryetarit.

“Ai nuk ka legjitimitet të udhëheqë komunën tonë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka sjellë cilësi kundër interesave të popullit tonë dhe të gjithë qytetarëve të këtij qyteti”, ka thënë për “Kossev”, Sanja Lazereviq Krtiniq, një nga anëtarët e grupit e grupit iniciues.

Megjithatë, kjo s’ka qenë kërkesa e vetme, pasi që një të tillë tashmë është dorëzuar edhe për kryetarin e Zubin Potokut. Por, ky i fundit thotë se kërkesa e serbëve lokal do të dështojë.

“E kam marr një kërkesë me këtë çështje po merret kryesuesi i kuvendit, janë të  njoftuar edhe Ministria e Pushtetit Lokal, diçka po lëviz në këtë drejtim, por s’do jetë e suksesshme. Nuk më ndalin të punoj iniciativat për shkarkimin tim. Nuk mund të ketë hapësirë për zgjedhjet e reja, prapa kësaj qëndron Lista Serbe”, ka deklaruar kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat