Paçarizi: Kryetarët në veri janë aksident, as ëndërr nuk e kanë pa me u ba kryetarë

Aktuale

Paçarizi: Kryetarët në veri janë aksident, as ëndërr nuk e kanë pa me u ba kryetarë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:13
Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi

Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se është farsë procesi i peticionit që ka nisur në komunat veriore në bazë të udhëzimit administrativ.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se nëse kryetarët e tanishëm do të tërhiqeshin do të ishte më e mira për Kosovën që të mos mbetet fajtore nga Perëndimi për mos mbajtje të zgjedhjeve në veri.

Sipas tij, faji në këtë rast për zgjedhjet në katër komunat veriore kësisoj do t’i mbetej Serbisë.

“As këta kryetarë nuk janë farë të rëndësishme, as procesi si i tillë nuk është farë i rëndësishëm. Farsë janë kryetarët, farsë ka qenë procesi i zgjedhjeve, farsë është ky proces tash. Në fakt tash është një garë në mes Kosovës dhe Serbisë se kujt t’i mbesë patatja e nxehtë në dorë”, ka thënë Paçarizi.

“Kosova duhet me qenë aq e mençur  sa me u marrë vesh mes veti, me i tërheq këta kryetarë që nuk i duhen gjë kujt, nuk e kanë parë kurrë vetën, këta në asnjë parë zgjedhje të tjera nuk do të kandidojnë asnjëherë sepse e dinë se nuk kanë shanse, as ëndërr në jetën e vet nuk e kanë parë që ndonjëherë bëhen kryetarë, më vjen keq ta them. Janë aksident, janë kurban që i ka kandiduar atje dikush që të bëhen kryetar me 2 apo 3 për qind kryetarë për marrë të Zotit”.

“Atëherë nëse këta do të tërhiqeshin atëherë përgjegjësia për mbajtje të zgjedhjeve nuk do t’i mbetej më Kosovës, por Serbisë. Sa e zvarrisim këtë proces ne e mbajmë këtë faj te vetja dhe i mbajmë sanksionet e BE-së te vetja”, ka potencuar Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat