Cakolli: Pos kuotës, ka edhe ndryshime tjera në Ligjin e zgjedhjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën

Aktuale

Cakolli: Pos kuotës, ka edhe ndryshime tjera në Ligjin e zgjedhjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:13
Eugen Cakolli

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Avokati i Popullit thotë se dispozita e kontestuar është neni 28 i Ligjit që ka përcaktuar se “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku 30% janë meshkuj dhe së paku 30% janë femra, me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”.

Hulumtuesi i lartë i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se  Avokati i Popullit ka bërë mirë që e ka sfiduar kushtetutshmërinë e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme sa i përket kuotës gjinore prej 30% në listat e partive politike.

Megjithatë sipas tij jo vetëm kjo çështje do të duhej kontestuar.

“Kjo nuk mjafton! Kuota s’është çështja e vetme, e mbase as më problematikja, e ligjit të ri për zgjedhjet. Ligji ka edhe plot ndryshime tjera në kundërshtim me frymën kushtetuese”.

“Ndër to, Avokati i Popullit duhet t’a sfidojë edhe integritetin e kandidatëve, përkatësisht mundësimin e kandidimit edhe për ata që mund të jenë dënuar me kusht apo me gjobë për vepra penale”, ka shkruar Cakolli.

“Kompromiset e verës së kaluar mes partive politike (pozitë e opozitë) nuk duhet të kalojnë si pa të keq. Neve na duhen institucione me integritet, e jo kandidatë potencialisht të dënuar, që zgjedhen si deputetë”, ka shkruar tutje Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat