Molliqaj: Kosova dhe Serbia s’duan të përfundojë dialogu

Aktuale

Molliqaj: Kosova dhe Serbia s’duan të përfundojë dialogu

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:30
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellët. Kjo pasi, krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik.

“Nuk po dëshiron më as Kosova, deri tash s’ka dashtë Serbia, ajo nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës sepse kjo të paktën 3 gjëra ia favorizon pushtetit atje: Sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, nën dy e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës atje me deklarata e këtu me veprime dhe nën tre, shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja”.

“Veç Kroacia është  e para si anëtare e BE-së, Serbia i merr shumë fonde dhe krejt kjo është me ide që me përkëdhel Serbinë me temë karshi Kosovës”, thotë Molliqaj për EO.

Molliqaj ka kritikuar edhe për partitë opozitare, për të cilat thotë se janë nën sqetullën e Kurtit, teksa konsideron se Kosova është pa opozitë parlamentare.

“Partitë opozitare janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik, kur i kanë vyer i ka mbështet, secilën marrëveshje të Kurtit e kanë mbështet, marrëveshjet ndërkombëtare po ia votojnë, çka do që ka nevojë Kurti ia kanë dhënë, të vetmen punë e mirë është obligimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat e kanë parandaluar kapjen e sistemit te drejtësisë në përgjithësi, për ndryshe Kosova nuk ka opozitë parlamentare, jo që ne jemi jashtë saj, por nuk ekziston”, u shpreh Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat