Mustafa: Ka koordinim të ngushtë të ZRRE-së me Qeverinë

Aktuale

Mustafa: Ka koordinim të ngushtë të ZRRE-së me Qeverinë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 10:29
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa, ka folur për çmimin e lartë të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka thënë që nesër si parti do t’i bëjnë propozimet e veta që i kanë, e që më pas do ta votojnë.

“Ajo është çështje që do të diskutohet aty në Kuvend për me nxjerr pastaj një deklaratë të përbashkët, nëse veçse arrijmë me pas një deklaratë të përbashkët. Natyrisht që do t’i propozojmë mundësitë dhe propozimet që i ka vet LDK-ja sipas programit tonë që quhet “Rruga e re” dhe pastaj në fund do të votojmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë që politikat e Zyrës së Rregullatorit menaxhohen nga zyrat e Qeverisë.

Ai u pyet nëse duhet të shkarkohet Bordi i ZRrE-së.

Mustafa thotë që nuk mjafton shkarkimi, duhet ndryshim i tërësishëm i politikës së ZRrE-së.

“Ne kemi deklaruar edhe më parë që e kemi parë në koordinim shumë të ngushtë të ZRrE-së me Qeverinë, që do të duhej të ishte si institucion i pavarur, e jo që politika e ZRrE-së të menaxhohen në zyret e Qeverisë. Sa i përket shkarkimit, ne jemi që politika komplet të ZRrE-së të ndyshojë sa i përket çmimit të energjisë elektrike, nuk mjafton vetëm shkarkimi, duhet një ndryshim i tërësishëm i politikës së ZRrE-së sa i përket çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat