“Janë bërë bashkë që së paku ta kalojnë pragun”, Durmishi komenton koalicionin AAK – Nisma

Aktuale

“Janë bërë bashkë që së paku ta kalojnë pragun”, Durmishi komenton koalicionin AAK – Nisma

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:54
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka komentuar marrëveshjen për koalicion e cila u nënshkrua sot mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s.

Durmishi tha se këto dy parti politike janë bërë bashkë, “për ta kaluar pragun”.

“Njëra nuk e kalon pragun, nuk e ka kaluar as në zgjedhjet e kaluara, tjetra është shumë afër pragut, prandaj duhet të sigurohen që së paku ta kalojnë pragun”, tha Durmishi.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm edhe një mandat, por edhe për një kohë të gjatë do të jetë në Qeveri.

“Jo sivjet. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, por me punën e madhe që e ka bërë Qeveria, jam i bindur që jo veç një mandat, por shumë gjatë do të jemi në Qeveri”, tha Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat