Kurti e takon zëvendëspresidenten e kompanisë “Meta”, ja çka kërkon prej tyre që të bëjnë në Kosovë

Aktuale

Kurti e takon zëvendëspresidenten e kompanisë “Meta”, ja çka kërkon prej tyre që të bëjnë në Kosovë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 19:00
Albin Kurti dhe Monika Bickert

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Monika Bickert, zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar zëvendëspresidenten Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën, vëmendjen e Qeverisë ndaj agjendës së saj digjitale dhe potencialin që Kosova ka në fushën e teknologjisë.

“Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim është diskutuar dhe për zgjerimin e mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën.

“Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat