Policia e Kosovës kryen bastisje në Banjskë e Lozhishtë, dalin detaje të reja – ja me çka lidhet aksioni në veri

Aktuale

Policia e Kosovës kryen bastisje në Banjskë e Lozhishtë, dalin detaje të reja – ja me çka lidhet aksioni në veri

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:05 Përditësuar në ora: 00:38 më 19.01.2024
Foto ilustrim

Dalin detajte: Aksioni i fundit në veri lidhet me barrikadat e dhjetorit të vitit 2022

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda zhvilloi sot një aksion në veri, ku si rezultat i bastisjeve në dy fshatra janë sekuestruar armë, pajisje të ndryshme e dokumente.

Kontrollet janë kryer bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa dy të dyshuarit që ishin cak i organeve të rendit nuk janë gjetur nga Policia.

Siç merr vesh media operacioni policor lidhet me barrikadat e 10 dhjetorit 2022, ku dy personat e dyshuar po hetohen përr veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Në bazë të informacioneve të para, bastisjet janë kryer në fshatin Banjskë dhe në fshatin Lozhistë, ku në dy shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar së paku dy armë, telefona, dokumente e pajisje të armëve.

Kujtojmë se rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – u bllokuan më 10 dhjetor 2022. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës kryen bastisje në Banjskë e Lozhishtë

Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka kryer bastisje në fshatrat Banjskë dhe në Lozhishtë.

Aksionin e bastisjes, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur Elshani pa dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka.

Që nga aksioni i 24 shtatorit të vitit ta kaluar ku në Banjskë të Zveçanit, u vra polici Afrimi Bunjaku, policia ka kryer disa aksione në këtë fshat.

Gjatë bastisjeve në veri, policia kishte gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera luftarake në sasi të mëdha që kapnin vlera milionëshe.

Autoritet e Kosovës po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Krimet e Rënda aksion në veri, bastisje në Banjskë – sekuestrohen armë e dokumente

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot një aksion në veri, ku janë kryer bastisje në disa lokacione dhe si rezultat janë sekuestruar armë, pajisje të ndryshme e dokumente.

Sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije se Policia ka kryer kontrolle bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kundër dy personave të dyshuar për veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Bastisjet janë kryer në fshatin Banjskë dhe në fshatin Lozhistë, ku në dy shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar së paku dy armë, telefona, dokumente e pajisje të armëve.

Të dyshuarit që ishin cak i Policisë nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, ndërsa provat materiale janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat