Ramadani-KQZ-së: Publikojeni vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

Aktuale

Ramadani-KQZ-së: Publikojeni vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:26
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), të publikojë se si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe.

Me ç’rast, Ramadani ka bërë të ditur se tashmë ka kërkuar nga KQZ qasje në dokumente publike.

KQZ të publikojë si u mor vendimi për 360 mijë euro për Listën Serbe. Më pak se katër muaj pas sulmit terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit – për të cilin rast institucionet e shtetit të Kosovës konstatuan se organizatorë ishin Serbia dhe Lista Serbe –  KQZ i ndau 360 mijë euro po kësaj Liste Serbe! Sot, kërkova nga KQZ qasje në dokumente publike. Duhet të shihet qartë gjithçka!

Po ashtu, Ramadani ka shkruar se transparenca duhet të jetë e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat