A do të lidh LDK-ja koalicion me ndonjë parti? Deklarohet deputetja e kësaj partie

Aktuale

A do të lidh LDK-ja koalicion me ndonjë parti? Deklarohet deputetja e kësaj partie

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:01
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se me përmendjen e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po synon t’i mbulojë “dështimet që i ka pasur gjatë këtij mandati”.

“Po i shohim deklaratat e njëpasnjëshme të Qeverise. Këta i kanë pas 51 për qind ndërsa në vend se të flasin me progres e të mirat që i kanë bërë, tash iu ka ardhë koha që të merren me zgjedhje për t’i mbuluar dështimet e tyre”, u shpreh ajo.

Tutje, Krasniqi deklaroi se LDK’ja është e gatshme për zgjedhje.

“Ne si LDK jemi të gatshëm për zgjedhje, ju e dini që 6 muaj pasi ka fituar VV-ja ne i kemi fituar disa komuna më të mëdha si partia e parë dhe jemi të gatshëm.prapë. Sa më shpejt të shkoj vendi në zgjedhje aq më mirë për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ajo.

E pyetur se a do të ketë LDK-ja koalicione me parti tjera, Krasniqi thotë se për këtë vendos Kryesia e partisë.

“Ne ende s’kemi bërë ndonjë mbledhje të kryesisë. LDK-ja është partia e parë në vend, dhe ndryshime të rezultatit sigurisht se presim sepse edhe 51 për qind janë të zhgënjyer nga tri vitet e kësaj Qeveria e cila nuk ka sjell ndonjë projekt që do mbahet mend”, deklaroi ajo për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat