Osmani, Kurti dhe Abdixhiku bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

Aktuale

Osmani, Kurti dhe Abdixhiku bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 10:32 më 21.01.2024
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bëjnë homazhe te varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova

Osmani: Rugova, ati themeltar dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë dhe personalitet tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes.

Presidentja Osmani tha se do t’i ruajnë aleancat që ka krijuar Rugova për të ecur drejt vizionit të tij për një Kosovë në BE dhe NATO.

Osmani: Rugova, ati themeltar dhe arkitekt i pavarësisë së vendit tonë

”Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë. Njeriun që ia kushtoj çdo ditë të jetës së tij, lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punojë në radhë të parë me popullin e Kosovës dhe në radhë të dytë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtet pas shumë sakrificave të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e kujtojnë Rugovën për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Kurti: Rugova e kuptonte ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore

“Sot në 18 vjetorin e tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile. Si shkrimtar shqiptar dhe kritik letrar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallë kush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të nëntëdhjeta. U prehtë në paqe dhe i qetë“, tha ai.

Homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova kanë bërë edhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku: Ibrahim Rugova e formësoi shtetin e Kosovës

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë vendosur lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e 18-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Pas homazheve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte prijës nacional i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ishte prijës i popullit të Kosovës në përpjekjen sublime për shtet e pavarësi e formësojë këtë shtet në përmbajtje dhe formë dhe krijojë unitet nacional, krijojë mbështetje ndërkombëtare në këtë rrugëtim historik të popullit të Kosovës. Në këtë 18 vjetor të dhimbshëm, ne jo vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen e tij por edhe e rikujtojmë me nder të madh mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë. Projekti i tij i një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është projekt i yni edhe sot dhe me këtë projekt kjo gjeneratë politike ndjen obligim në përmbushje të plotë”, tha ai.

Drejtuesit e LDK-së kanë vazhduar vizitën te familja e Rugovës. Ndërsa, gjatë ditës kanë organizuar edhe promovimin e libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”. 

Kurti bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, e vlerëson lartë kontributin e tij për shtetin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kurti para mediave tha se në 18 vjetorin e vdekjes së Rugovës, e kujtojnë atë për rolin e dhënë për shtetin e Kosovës.

“Sot në 18 vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezidencës së vjetër.

Si shkrimtar shqiptar dhe si kritik letrar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallë kush ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore në vitet e 90’ta”, deklaroi Kurti.

18-vjetori i vdekjes së Rugovës, Osmani: Ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij lirisë e pavarësisë së vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se ai ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ajo u shpreh se Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat, siҫ u shpreh ajo edhe sot i duhen Kosovës.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themelëtar dhe arkitektin e Pavarësisë së vendin tonë, njeriun i cili ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij, lirisë dhe Pavarësisë së vendin dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të vendin tonë”.

“Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca të cilat do të na ndihmojmë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës.

Po ashtu homazhe kanë bërë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.

Këtë të diel të 21 janarit shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku në 18-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova u shpreh se ndjejnë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij.

Ai gjithashtu tha se rikujtojnëme nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e e tij të të bërit politikë.

“Në këtë 18-vjetor të dhimbshëm ne vetëm ndjejmë dhimbje për humbjen dhe mungesën e tij, por rikujtojmë edhe me nder të madh, mundin, përpjekjen dhe mënyrën e të bërit politikë të tij.

Projekti tij i një Kosovë të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në është projekt i yni edhe sot”, u shpreh Abdixhiku.

LDK-ja bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vendosur lule mbi varrin e Rugovës.

Osmani do të bëjë homazhe te varri i Rugovës

Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani sot do të bëjë homazhe tek varri i tij.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.

 

 

Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat