I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit që u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit që u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:47
Pamje nga varrimi

Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.

Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të asaj ane.

18 vjeçari ka ndërruar dje pasi u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë.

Image
Pamje nga varrimi

Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.

Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat