Publikohen fotografitë nga Shkupi: Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Obrien

Aktuale

Publikohen fotografitë nga Shkupi: Kurti, Rama, Vuçiq dhe liderët e Maqedonisë së Veriut në darkë me O’Obrien

Më: 21 janar 2024 Në ora: 21:43
Foto nga vendngjarja

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.

Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore, si dhe ka ndarë fotografi.

Image
Pamje nga takimi

Në dy postime të bëra në “X” lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Kovachevski pohon se vendi i shteteve të rajonit është në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, deklaron ai.

Në postimin në “X”, ai shkroi:

“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, homologu i tij shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq etj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak me parë ndarë fotografi nga takimi i tij me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien. Ai tha se takimi u zhvillua para fillimit të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat