Rama takohet me O Brien në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Rama takohet me O Brien në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më: 21 janar 2024 Në ora: 22:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE", ka shkruar Rama në Facebook.

Në takim po marrin pjesë Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski i ka publikuar fitografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, kreu i BDI Ali Ahmeti.

Nesër, ndërkaq, do të mbahet takimi ku do të marrin edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat