Kurti nga Shkupi: Menaxhimi i financave publike në qendër të reformave

Aktuale

Kurti nga Shkupi: Menaxhimi i financave publike në qendër të reformave

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, ka theksuar se në qendër të reformave të Kosovës qëndron administrata publike dhe menaxhimi financiar.

Tutje Kurti ka theksuar se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të shndërrohen në reforma për vendin, teksa mbështetja financiare nga ta do të varet “nga puna e mirë dhe performanca”.

Ai ka theksuar se sot do të bëhet dorëzimi i  listës së reformave të diskutuara, ndërkaq më vonë edhe lista e projekteve indikative

“Te reforma në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq në kuadër të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimit të hendekut infrastrukturor”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Brukseli dhe Washingotni bashkë me Ballkanin Perëndimor takohen në Shkup për rritjen ekonomike. Ka falënderuar akterët ndërkombëtarë për këtë konferencë, duke e cilësuar si “ecje e përshpejtuar drejt BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat