Rafuna në Shkup: BE është e ardhmja e rajonit

Aktuale

Rafuna në Shkup: BE është e ardhmja e rajonit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë në konferencën "Plani i zhvillimit: Ballkani Perëndimor takon BE-në", që do të mbahet të hënën, më 22 janar, në Shkup, Maqedonia Veriore.

Bëhet e ditur se në këtë konferencë marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6, Bankën Evropiane të Investimeve, Banka për Rindërtim, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përqendruar diskutimet e tyre në dy nga katër shtyllat e Planit të Rritjes: të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian.

“Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga partnerët kryesorë të BE-së më projektet për të përgatitur rajonin për integrim në BE”, thuhet në një njoftim të Odës Ekonomike të Kosovës.

Kryetari Rafuna, një ditë para konferencës, u shpreh se do të angazhohet që të ndërtohen sa më shumë ura bashkëpunimi mes bizneseve të rajonit dhe BE-së.

“BE është e ardhmja e rajonit dhe bizneset janë ato që të parat po e trasojnë rrugën e integrimit për këtë do të angazhohem edhe në këtë konferencë “, u shpreh kryetari Rafuna, thuhet tutje në këtë njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat