Haxhiu takon përfaqësuesit e shoqërisë civile, flasin për reformat në drejtësi

Aktuale

Haxhiu takon përfaqësuesit e shoqërisë civile, flasin për reformat në drejtësi

Më: 22 janar 2024 Në ora: 13:37
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për çështjet që ndërlidhen me reformën në drejtësi.

Sipas njoftimit të MD-së në Facebook, bëhet e ditur se Haxhiu foli për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër Dhunës.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me reformën në drejtësi, dhunën në familje, krimet e luftës, fuqizimin e profesioneve të lira dhe shërbimet sociale dhe familjare. Në këtë takim, ministrja Haxhiu me theks të veçantë foli për vazhdimin e punës pas publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me Vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër Dhunës dhe rregullimin e fuqizimin e mekanizmave si: QPS-të, Strehimoret, OJQ-të e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare”, thuhej në njoftim.

Ministrja ka falënderuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e tyre dhe premtoi transparencë dhe vazhdimësi të bashkëpunimit në hartimin e politikave në Ministrinë e Drejtësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat