Vdekja e 18 vjeçarit, policia tha se u ther me thikë, QKUK e mohon

Aktuale

Vdekja e 18 vjeçarit, policia tha se u ther me thikë, QKUK e mohon

Më: 22 janar 2024 Në ora: 17:44
QKUK

Dilemat e ngritura për vrasjen e 18 vjeçarit, konkretisht, raportimit fillestar të  Policisë për rrethanat e rastit, tashmë janë duke u hetuar.

Kjo pasi që Policia e Kosovës, në raportin e parë për rastin, kishte raportuar se viktima ishte  është therur me thikë nga dy persona, dhe se në vendin e ngjarjes kishin konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Por pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë krejt diçka tjetër.

Aty dëshmohet fillimisht goditja me veturë dhe pastaj rrahja me goditje me shkelma e pastaj goditje me shufër bejsbolli në kokë.

Therrjen me thikë e demanton edhe raporti i Prokurorisë i publikuar pas vdekjes së 18 vjeçarit ku thuhet se pas përleshjes ai është me shkop dhe ka marrë plagë në kokë, me ç’rast vdiq në mjekim intensive në QKUK më 19 janar.

Media ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës për shpërputhjen e raporteve por nuk kemi pranuar përgjigje deri në momentet e shkrimit të këtij teksti, pavarësisht zotimeve se do të ketë një raport sqarues për rrethanat.

Heshtjen e kanë zgjedhur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Nga zyra për media e kanë konfirmuar që pyetjet janë duke i trajtuar por ende nuk kanë kthyer përgjigje.

I vetmi institucion që ka ndërmarrë hapa është Inspektorati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur  me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së .

Se 18 vjeçarit nuk ka pasur plagë të therrjes me thikë e konfirmojnë edhe nga Qendra Klinike Universitare.

Shefi i rapartit Intensiv ku po trajtohej Lulzimi tregon se pacienti është pranuar pas intervenimit kirurgjik për shkak të lëndimeve në kokë, dhe gjakderdhjeve në indin e trurit.

“Këto plagë të cilat janë pësuar dhe kjo gjakderdhje të cilat janë pësu te truri i pacientit ne mendojmë që është për shkak të goditjeve që ai ka marrë. Na nuk kemi gjetur, ne nuk kemi parë plagë shpuese”, ka thënë , Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK.

Në raportin fillestar Policia e kishte cilësuar rastin “Vrasja në tentativë”, ndërsa me autorizimin e prokurorit të shtetit, vlerësimi ka ndryshuar në “Vrasje e Rëndë”.

Naj të dyshuarve për vrasjen, të miturit me inicialet (A.A dhe E.K) të dy 17 vjeçar, është caktuar masa e paraburgimit.

Media  ka mësuar që njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë, i mituri me inicialet .E.K., ka qenë në paraburgim nga data 7 dhjetor 2021 deri më 28 shkurt, pra rreth tre muaj dhe më pas i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është shqiptuar Masë Edukuese, Dërgim në  Institucion Edukativo Korrektues për dy vite.

Këtë masë, të shqiptuar pasi ishte gjetur fajtor për një rast të lëndimit të rëndë trupor, do ta mbante nëse në afat prej tri vitesh nuk do të kryj vepër tjetër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat