Pula: Dialogu Kosovë-Serbi është në tehun e dështimit

Aktuale

Pula: Dialogu Kosovë-Serbi është në tehun e dështimit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 19:04
Shqiprim Pula

Shqiprim Pula, Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në tehun e dështimit dhe se palët duhet vazhduar dialogun për të ndërtuar një fqinjësi nga kthesat politike të vendeve.

Kështu ka thënë Shqiprim Pula teksa diskutohej për mesazhet e Obrajn sa i përket sjelljeve të fqinjëve në rajon si mesazh politik.

“Në fakt ata folën por thanë diçka tjetër. Palët duhet vazhduar dialogun. Askush nuk po e merr për bazë thelbësisht që ky dialog tashmë është në tehun e dështimit. Serbia zyrtare në asnjë rast nuk ka shprehur gatishmëri politike për të bërë një kthesë politike, për të ndërtuar fqinjësinë”, ka theksuar Pula.

Ai ka shtuar se nëse iu referohemi momenteve kryesore të një periudhe një-vjeçare mund të shohim shumë porosi negative nga Beogradi zyrtar kunddrejtë Kosovës dhe kunddrejt dhunimit të pretendimit për një fqinjësi të mirë.

“Nëse e marrim për bazë në shtatorin 2022, Ministri i Punëve të Jashtme Serb dhe Ministri i Federatës ruse në New York nënshkruajnë dokumentin për bashkërendimin e politikës së jashtme, nëse e marrim për bazë fjalimin e presidentit serb, Vuçiq  në OKB, edhe fjalimin e presidentit serb me 15 shtator ku kërcënonte fqinjtë në emër të kujdesit të shtetit serb ndaj serbëve që jetojnë në shtete: BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe kalimthi Maqedoni të Veriut, Si dhe deklarate e Vuçiqit ku thotë se ‘ Edhe po t’na vrisni të gjithëve,ne Kosovën shtet nuk e njohim”, ka rënditur disa prej arsyejeve të ‘rrënimit’ të një fqinjësie, Shqiprim Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat