Vrasja e 18-vjeçarit nga dy të miturit, sociologu tregon shkaktarët e mllefit tek të rinjtë

Aktuale

Vrasja e 18-vjeçarit nga dy të miturit, sociologu tregon shkaktarët e mllefit tek të rinjtë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 19:48
Genc Xërxa

Sociologu, Genc Xërxa, duke folur për rastin e rrahjes së 18-vjeçarit i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra që ja shkaktuan dy të mitur thotë se akumulimi i mllefit të urrejtjes te të rinjët shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si nga personaliteti i tyre dhe adoleshenca.

“Ky akumulim i mllefit të urrejtjes mund të shkaktohet nga faktorë te ndryshme:personaliteti i tyre, adoleshenca, ju nevoitet kshilla dhe edukim professional”, tha ai.

Ai tha se prindi është faktori kryesor tek fëmija, duke shtuar se ata duhet të kenë komunikim por edhe kontrollë më të madhe ndaj fëmijeve.

“Është shumë e rëndësishme prindërimi është faktori kryesor tek fëmija.Pra nuk ka një komunikim, prindërimi është bërë më liberal, lejohen shumë mundësi fëmijëve, të ketë kontroll tek fëmijët, një komunikim i mirëfilltë mes prindërit dhe fëmijët, çfarë shoqërie ka, a po përdorë substanca narkotike. Të rinjtë në masë të madhe po përdorin substanca narkotike nën ndikimin e saj ai nuk është vetvetja është i pirur të bëjë disa vepra. Prindërit duhet të gjejnë një lidhje me fëmijën e vet të merr informata të dorës së parë, jo nga rrethi e shoqëria. Prindërit duhen të jenë të sinqertë me fëmijën e tyre të krijojë besim”, deklaroi Xërxa.

Ndërsa theksoi, se shkolla në Kosovë ka mbetë vetëm institucion arsimor, sepse shumë pak i kushtohet për diskutime të edukatës për shoqërinë e vendit.

Ndryshe, 18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat