Ramabaja: Lumiri ka iluzione, partinë ia udhëheqë një person i PDK-së nga Ferizaj

Aktuale

Ramabaja: Lumiri ka iluzione, partinë ia udhëheqë një person i PDK-së nga Ferizaj

Më: 22 janar 2024 Në ora: 21:46
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se një person nga Ferizaj e kontrollon sistemin gjyqësor në Kosovë.

Ramabaja tha se ky person (që nuk ia përmendi emrin), e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, prandaj sipas tij, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka lizuzione se e udhëheq LDK-në.

Ne jemi vend i vogël, e dim që një person i Ferizajit komplet e kontrollon gjyqësorin pothuajse dhe defakto ai e kontrollon edhe PDK-në dhe gjysmën e LDK-së, dhe Lumiri ka iluzione se e udhëheq LDK-në. Gjysmën nuk e udhëheq fare”, tha Ramabaja në Pressing.

“Pra jemi në një rreh vicioz, prandaj fola për krizë në moralin politik”.

Qytetari i din këto, i ndjen”.

Ka krizë në politikë, në shëndetësi e arsim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat