Cana: Asociacioni i pranuar nga Kurti është gabim historik

Aktuale

Cana: Asociacioni i pranuar nga Kurti është gabim historik

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:41
Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, i cili, sipas tij, është pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, përbën elemente të autonomisë territoriale.

Ai në “Five” tha se ai lloj Asociacioni do ta ngadalësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të përdoret për qëllime të Serbisë.

“Asociacioni i nënshkruar nga Kurti, ka elemente të autonomisë territoriale, ka një kryeqytet. Do të përdoret për ta ngadalësuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, mungesën e investimeve, si mjet destabilizues për qëllime të Serbisë”, tha ai.

Cana u shpreh se pranimi i Asociacionit është gabim historik i Kurtit.

“Ky është gabim historik i Kurtit, e ka tejkaluar një gjë që nuk është tejkaluar që  një dekadë që nuk do merremi vesh për asgjë nëse nuk merremi vesh për çdo gjë, me një njohje në qendër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat