Bogujevci thotë se raporti mbi Kosovën në KiE është pozitiv, po punohet për votim final në prill

Aktuale

Bogujevci thotë se raporti mbi Kosovën në KiE është pozitiv, po punohet për votim final në prill

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:40
Saranda Bogujevci

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci po merr pjesë në sesionin e janarit në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Bogujevci në një videolidhje nga Strasburgu, tha se gjatë  këtij sesioni ka pasë tema të ndryshme që janë adresu, jo të gjitha në relacion me Kosovën. Por që ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës është e rregullt e sidomos tani në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Derisa theksoi se sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i është adresuar komisionit për politikë dhe demokraci brenda asamblesë parlamentare.

“Sot ka qenë një takim i rëndësishëm ku kryeparlamentari Konjufca i është adresu komisionit për politikë dhe demokraci do me thënë komisioni më i rëndësishëm brenda asamblesë parlamentare i cili i ka adresu disa nga çështjet që janë ngritë në relacion me vizitat e fundit sidomos të raportueses nga ky komision, por edhe raportues të tjerë”, tha Bogujevci.

Sipas saj, raporti i juristëve eminent është pozitiv ndaj Kosovës dhe se punohet që të votohet ky raport gjatë këtij viti.

“Natyrisht që raporti i juristëve eminent veçse ka përfundu dhe është prezantu i cili është pozitiv ndaj nesh dhe ka pasë pyetje të ndryshme adresime të çështjeve të caktuara. Ne jemi duke punu që ky raport të votohet gjatë këtij viti dhe që të kemi një votim final në prill në sesionin e ardhshëm”, shtoi Bogujevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat