Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Shefi i EULEX-it takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:32
FOTO: Shefi i Eulex-it dhe Komananti i Kfor-it në takimin e sotëm

Shefi i Misionit të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, ka pritur sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin thotë se pati një takim produktiv.

Barbano konfirmon se me Ulutas, diskutuan për situatën e sigurisë në Kososvë, por dhe forcimin e bashkëpunimit.

”Sot pata një takim produktiv me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Özkan Ulutaş.

Diskutuam situatën e sigurisë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë tashmë të shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët”, shkruan Barbano në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat