Anëtarësimi i Kosovës në BE, peng i dialogut me Serbinë

Aktuale

Anëtarësimi i Kosovës në BE, peng i dialogut me Serbinë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:27
Flamujt e Bashkimit Evropian jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese.

Dialogu me produktet e tij dhe rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në BE, në vazhdimësi kanë qenë të lidhura.

Marrëveshja e Ohrit, saktësisht pika tre e aneksit këtë lidhje e qon në nivel tjetër, duke e qartësuar se “palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi Implementues do të bëhen pjesë integrale e proceseve respektive të anëtarësimit në BE për Kosovën dhe Serbinë”.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti, kërkoi që këto dy procese të mos lidhen, duke arsyetuar se Kosova, ka përballë një shtet që nuk është i interesuar për integrim.

Por gjasat që një kërkesë e tillë të marrë mbështetje nga liderët e BE-së, ka pak të ngjarë.

“Konsideroj që kërkesa ka qenë diçka legjitime nga ana e Kryeministrit, por që teknikisht nuk konsideroj që është shumë e bëshme. Ta shohim ndoshta befasohemi”, ka thënë Arbresha Loxha nga GLPS.

Loxha që udhëheq me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thotë se gjithçka mbetet e ndërlidhur me procesin e dialogut.

“Edhe Kosova edhe Serbia e kanë të ndërlidhur përparimin në rrugën e anëtarësimin në Bashkimin Evropian me normalizimin e marrëdhënieve, konkretisht me dialogun. Kosova fatkeqësisht është peng i palës Serbe, pasi që cdo herë kur një pikë nuk i ka konvenuar plaës Serbe, atëheër dialogu është pezulluar”, ka shtuar Loxha.

Për qasje jo korrekte te BE-së në raport me Kosovën, flet edhe opionionisjta Besa Luzha, tek përmend edhe mos-liberalizimin e vizave për kosovarët si shembull.

“ Ne nuk mundemi me I ndiku se në çfarë mënyrë me ndëshku Serbinë, por është normale me thënë që neve mos na penalizoni. Shembull është se qytetarët tanë janë përdor nga BE-ja për ta penalizu Kosovën shkaku I politikave. Mbi 10 vjet nuk na është leju me lëvizë pa viza në shtetet e BE-së”, ka thënë Luzha.

Për deklaratat e Kurtit por edhe lidhjen e dialogut me anëtarësimin, televizioni ka dërguar një sërë pyetjesh edhe në drejtim të zyrës për media të kryediplomatit evropian Josep Borrell, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat