‘Ringjallja’ e Ballkanit të Hapur, Shala për Ramën: U çu jerëm

Aktuale

‘Ringjallja’ e Ballkanit të Hapur, Shala për Ramën: U çu jerëm

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:38
Krenar Shala

Duke folur rreth Ballkanit të Hapur, analisti Krenar Shala ka thënë se ky proces tashmë ka vdekur.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhet asnjë gjë Ballkan i Hapur kur e kemi Procesin e Berlinit.

Sipas Shales, me Ballkanin e Hapur qëllimi i Serbisë ka qenë që ta sabotoj Kosovën.

Ne nuk i kemi mbyllur kufijtë pasi mallrat qarkullojnë. Nuk kemi mundësi tash ne që të sakrifikojmë gjithçka në emër që të përshpejtohet procesi për 5 minuta. Sa për 5 minuta nuk ja vlen me sakrifikua sovranitetin”, ka thënë Shala.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ‘u çu jerëm” dhe ende po flet për procesin e Ballkanit të Hapur.

 “A është qeky Rama që tha se do dalë nga Ballkani i Hapur?”, ka pyetur Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat