Bulliqi merr vendim, ndalon telefonat në shkollat e Podujevës

Aktuale

Bulliqi merr vendim, ndalon telefonat në shkollat e Podujevës

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:12
Kryetari i Podujevës duke firmosur vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Vendimi është marrë bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”, bën të ditur kjo komunë.

Vendimi hyn në fuqi nga 1 shkurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat