“Kafkën e kresë ia kanë qkoq”, axha i Lulzimit: Sa gjaku u derdhë aty, dy lopë me i pre aq gjak nuk qesin

Aktuale

“Kafkën e kresë ia kanë qkoq”, axha i Lulzimit: Sa gjaku u derdhë aty, dy lopë me i pre aq gjak nuk qesin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 17:49
Rrahim Fejzullahu

Axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV, ku ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për rrahjen me stupca bejsbolli që i bënë nipit të tij.

Ai flet se si është shkelur dhe rrahur nipi i tij dhe i lanë në tokë, që sipas tij, një orë ka qëndruar aty.

“Sa gjaku u derdh aty. Të na thonë me i pre dy lopë aq gjak nuk qesin. Kafkën e kresë, rumbullak qysh e ka njeri, ia kanë qkoq. Nuk është ajo e vogël. Është mashkulli jem, dikush nuk ka dhimtë qysh kam unë. Unë kam drejtësi burrë. E para pikë drejtësi”, shprehet ai.

Ai thotë se nuk e di kush i shpërndau xhirimet e rrahjes së nipit të tij, as që po i intereson.

“Tentim vrasje me paramendim, tortur. Stupc bejsbolli”, thotë ai.

“E ka rrëzue, për së rati i ka ra sa ka pas qejf”, tregon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat