Shala: S’mund të ketë dënim me vdekje në Kosovë, rasti në Podujevë të mos keqpërdoret

Aktuale

Shala: S’mund të ketë dënim me vdekje në Kosovë, rasti në Podujevë të mos keqpërdoret

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:43
Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit

Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, ka hedhur kritika ndaj atyre që kërkuan dënim me vdekje,pas rastit tragjik në Podujevë, ku u vra në mënyrë mizore një 18-vjeçar nga dy të mitur.

Ai, tha se në Kosovë nuk mund të ketë dënime me vdekje derisa shtoi se rasti i Podujevës nuk duhet të keqpërdoret.

“Është shumë keq të keqpërdoret nga ana e disa opinionistëve që i keni këtu, kërkojnë të dënohen me vdekje, me varje në kryeqytet, kështu që këto gjëra nuk janë të pranueshme te ne. E kanë gojën plot standarde evropiane, e dinë të gjithë se standard është që s’mund të hysh në BE e të kesh dënim me vdekje… Po keqpërdoret një tragjedi familjare”, tha ai.

Tutje, ai tha se askush nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi, dhe bëri thirrje që të kihet kujdes me deklarata kundër gjyqësorit, sidomos nga figurat publike politike.

Shala theksoi se është e “papranueshme të bëhet gjykimi i personave në studio të mediave”.

Ai u shpreh se edhe gjyqtarët nuk duhet të ndikohen nga presioni i mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat