“ShBA-ja ka humbur një mik të vërtetë”: Çfarë shkruante George Bushi për vdekjen e Ibrahim Rugovës?

Aktuale

“ShBA-ja ka humbur një mik të vërtetë”: Çfarë shkruante George Bushi për vdekjen e Ibrahim Rugovës?

Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:56
Ibrahim Rugova dhe George W. Bush

Ibrahim Rugova, padyshim, mbetet një nga politikanët më të njohur ndërkombëtarisht nga Kosova.

Ish-presidenti i Kosovës që ndërroi jetë 18 vite më parë, ishte figura politike që ndërtoi aleancën e qëndrushme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe ShBA-ja e kishte cilësuar mik të vërtetë Rugovën. Më saktë, presidenti i ShBA-së, George W. Bush, e kishte shkruar pikërisht “mik të vërtetë” Rugobën në librin e ngushëllimeve për Rugovën. Përveç mik të vërtetë të ShBA-së, Bushi e kishte quajtur Rugovën edhe zëri i arsyes dhe maturisë.

Fjalitë e shkruara nga Bushi i ka publikuar Mustaf Pllana, një shqiptar që jeton në Kanada.

Por çfarë shkruante atëbotë presidenti amerikan për presidentin kosovar që kishte ndërruar jete?

“Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovës” – shkruante Bushi në paragrafin e postuar nga Pllana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat