Bunjaku-Rexhepi: Kurti s’ka ‘haber’ me qeverisë, Asociacioni po zbatohet në heshtje

Aktuale

Bunjaku-Rexhepi: Kurti s’ka ‘haber’ me qeverisë, Asociacioni po zbatohet në heshtje

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:57
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi po konsideron që kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka “haber” për qeverisje.

Sipas saj, nisur nga sanksionet që i janë vendosur vendit, Kurti e ka kthyer 10 vjet prapa Kosovën.

“Nuk po di me udhëheq me Kosovën, nuk ka haber. Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë një alarm për qytetarët e Kosovës me u vetëdijesua që kjo qeveri e ka kthy Kosovën 10 vjet prapa” është shprehur ajo.

Më tej ajo ka folur edhe për Asociacionin, duke vlerësuar se marrëveshja veçse ka filluar të zbatohet.

“Kemi dhënë vërejtjet tona për draftin e Asociacionit dhe marrëveshja për të është duke u implementuar jo zhurmshëm”, ka thënë ajo.

Për Bunjaku-Rexhepin, kryeministri Kurti i ka prishur raportet me partnerët ndërkombëtar, gjë kjo që sipas saj po i bën dëm Kosovës.

“Kurti i ka prishur të gjitha raportet me aleatët tanë ndërkombëtar, me SHBA-në , me BE-në, vetë sanksionet e tregojnë një gjë të tillë, ky është një dëm i madh për Republikën tonë. Ai ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme. Prap me kauzë të rrejshme po deklaron që ka marrëdhënie të mira me aleatët dhe kjo është një e pavërtetë që edhe qytetaret e kanë parë. Ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme dhe po e mban pushtetin me kauza të rrejshme”, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat