Mitrovica e Veriut dorëzon në KQZ nënshkrimet e peticionit, flet Uglajnin

Aktuale

Mitrovica e Veriut dorëzon në KQZ nënshkrimet e peticionit, flet Uglajnin

Më: 25 janar 2024 Në ora: 13:47
Nexhat Ugljanin

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, për dorëzimin e nënshkrimeve të peticionit në KQZ, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se është dorëzuar në mënyrë të rregullt.

“Janë mbledh katër mijë e 148 nënshkrime që janë të mjaftueshme dhe kapërcejnë 20 për qindëshin, sepse 20 për qind janë tre mijë e 640 sosh…Ne sot do të kryejmë obligimin ligjor për dorëzimin e peticionit”, ka thënë Uglajnin.

Ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të kaloj në disa faza lidhur me këtë proces.

“Faza e parë nga KQZ-ja është që nëshkrimet do të verifikohen, faza e dytë do të shkoj përmes Kuvendit, sepse e dini që nuk ka ligj për Referendum, dhe kjo juridikisht do të ngadalësojë procesin…Sigurisht, procesi do të zgjatet sipas statistikave, analizave politike procesi do të jetë pak i ngadalësuar”, ka thënë Ugljanin.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut është shprehur se në këto procese duhet të jetë prezente edhe mbikqyrja e KQZ-së.

“Sepse në këtë peticion nuk ka pasur mbikqyrje, unë e kam pasur rastin të vëzhgojë dhe të shoh dhe kam pare parregullsi. Një lloj organziimi që janë të detyrueshëm e të obligueshëm, sidomos puntorët nga institucionet paralele të cilët po funksionojnë në pjesën veriore. Ka qenë organizimi përmes telefonave, thirrjeve, kërcënimeve. Kjo është mënyra se si ata e përdorin jo vetëm në këtë process por dhe në procese zgjedhore”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat