Reagon ish-ambasadori që iu ngritë aktakuza: Vjosa Osmani dëshiron të shpërngulem nga Kosova

Aktuale

Reagon ish-ambasadori që iu ngritë aktakuza: Vjosa Osmani dëshiron të shpërngulem nga Kosova

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:27
Gjergj Dedaj

Aktakuzën e ngritur, ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj po e konsideron si përndjekje politike.

Dedaj duke folur ka thënë se kjo po bëhet për ta penguar procesin gjyqësor lidhur me shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit.

Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani po mundohet përmes pushtetit të pengoj mbajtjen e gjykimit.

“Unë jam 100% i pafajshëm dhe kurrë në jetën time nuk kam kanosur askënd. Kjo është një shpifje e ulët për hakmarrje politike pasi që unë jam në një proces gjyqësorë lidhur me shkarkimin tim nga pozita e ambasadorit në Shkup dhe kjo tenton duke e keqpërdorur pushtetin të mos mbahet ai gjykim dhe tash me këtë shpifje dhe gënjeshtër të denigroj tutje autoritetin tim”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se po vazhdohet të shpifet e shantazhohet.

E kjo, sipas tij po bëhet me qëllim vetëm e vetëm për ta shpërngulur nga Kosova.

“Kjo po tenton me kap Prokurorinë, Gjyqësinë dhe Gjykatën Kushtetuese për t’i vu në shërbim të saj personal dhe politik që përmes tyre me dëmtu kundërshtarët dhe oponentët politik. Krimi ndaj meje ka filluar që nga viti 2021 dhe po vazhdon tani edhe me shpifje, gënjeshtra dhe shantazhe që unë me familje të shpërngulem nga Kosova”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se aktakuza e ngritur kundër tij u bë për shkak të ndikimit që Presidentja Vjosa Osmani ka në drejtësi.

 “Normal që nëse ka drejtësi të pa kapur ky proces as që do duhej të hapej, por shenjat janë se kjo ka tashmë ndikim dhe influencë në drejtësi dhe institucionet tjera të cilat do duhej të ishin të pavarura”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani është e lindur për përçarje.

“Kjo është një grua hakmarrëse, përçarëse dhe me simptoma të diktaturës staliniste e lindur për përçarje dhe përndjekje të kundërshtarëve politik”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj në një prononcim ka thënë se do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për deputet.

Ai thotë se së pari do të kërkoj shkarkimin e Presidentes Vjosa Osmani.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ndër të parët do të kërkoj shkarkimin e kësaj zonje e cila e ka falimentuar politikën e jashtme’, u shpreh ai.

Ai ka thënë se për këto tri vite qeverisje, Kosova vetëm është dëmtuar.

“3 vite nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, vetëm dëmtim të partneritetit euro-atlantik, të imazhit të Kosovës dhe siç ka Rusia, kemi sanksione”, ka thënë ai.

Derisa foli për qeverisjen aktuale, Gjergj Dedaj përmend edhe angazhimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e që ngjalli disa reagime.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup ka thënë që është e papranueshme përzierja e liderëve në politikat e brendshme.

Sipas tij, kjo e dëmton raportet e vendeve.

“Përzierja e liderëve të Kosovës në zgjedhjet e vendeve fqinje është ndërhyrje e papranueshme në politikat e brendshme të këtyre vendeve. Një gjë e tillë e dëmton bashkëpunimin dhe fqinjësinë me këto vende. Dëmtimi i raporteve me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut pastaj me SHBA dhe BE është fatale për Kosovën”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat