Të paraburgosurve në Hagë u kufizohet qasja në mediat e Kosovës, mund të shohin vetëm RTK-në

Aktuale

Të paraburgosurve në Hagë u kufizohet qasja në mediat e Kosovës, mund të shohin vetëm RTK-në

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:21
Krerët e UÇK-së në Hagë

Të paraburgosurit në Hagë ka muaj që qasja në mediat e Kosovës u është kufizuar në vetëm një media.

Ata mund të shohin vetëm televizionin publik RTK.

Qasja ne kanalet tjera kosovare në të cilat kishin më herët u është ndalur.

Burime brenda qendrës paraburgimit ia kanë  thënë se të paraburgosurit nuk kanë marrë ndonjë shpjegim për këtë kufizim pos problemeve teknike.

Zyra per media e Gjykatës Speciale ka dhënë të njëjtin arsyetim.

” Të paraburgosurit kanë qasje në disa programe në gjuhën shqipe sipas sistemit satelitor të vendosur në qendrën e paraburgimit. Arsyeja pse disa kanale nuk janë në dispozicion është teknike: , thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat