Dorajet Imeri: Kosova e ka humbur betejën për tokat rreth Manastirit të Deçanit

Aktuale

Dorajet Imeri: Kosova e ka humbur betejën për tokat rreth Manastirit të Deçanit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 19:13
Dorajet Imeri

Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, ka thënë se Kosova e ka humbur betejën për tokat përreth Manastirit të Deçanit.

Ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me këtë çështje dhe se tani kjo duhet të zbatohet.

“Çështja është se Gjykata Kushtetuese ka thënë po për çështjen e territoreve ose atyre tokave përreth Manastirit të Deçanit. Unë e di që Kushtetuesja vetëm e ka parë procedurën e vendimmarrjes dhe jo të drejtën, me sa di unë gjykata është marrë me diçka tjetër”, ka thënë Imeri.

“Logjika është se ne e kemi humbur këtë betejë si Kosovë sepse kushtimit njëra nga institucionet tona ka thënë se është në rregull kjo çështje dhe se duhet të zbatohet. Ky është vendim i një gjykate që në një moment të caktuar, bazuar në frymën kushtetuese e ka nxjerrë këtë vendim”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ky lëshim i sistemit tonë të drejtësisë, përkatësisht i sistemit tonë politik mund të korrigjohet përmes një vendimi të rigjykuar nga një gjykatë që është në Këshillin e Evropës.

“Ne tashmë kemi humbur betejën, prandaj mos ta humbasim institucionin dhe duke fituar institucionin kemi mundësinë që ta rishikojmë vendimin e Kushtetueses në raport me atë se si është vendosur për tokat rreth manastirit”, është shprehur profesori Dorajet Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat