Keqpërdorimet me patentë shoferë, Durmishi ua shkëput kontratat tre ekzaminerëve

Aktuale

Keqpërdorimet me patentë shoferë, Durmishi ua shkëput kontratat tre ekzaminerëve

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:15
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këtë veprim e ka bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës, raporton Klan Kosova.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat