“Në atë moment hapet dera dhe të gjithë shikojnë përveç Thaçit...”, Gazmend Halilaj ‘godet’ ish-presidentin për vrasjen e Hallaqit

Aktuale

“Në atë moment hapet dera dhe të gjithë shikojnë përveç Thaçit...”, Gazmend Halilaj ‘godet’ ish-presidentin për vrasjen e Hallaqit

Nga: N. Sh. Më: 25 janar 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim Hashim Thaçi në gjykatën speciale në Hagë, dhe portreti i Behajdin Hallaqit

Avokati Gazmend Halilaj ka shkruar për vrasjen e ish-gazetarit Behajdin Hallaqi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka goditur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai thotë se, nëse ndodhë që në Hagë mbrojtësi i Thaçit të thotë se, mos të akuzohet ai për vrasjen e Hallaqit sepse ai është gjallë dhe do të hyjë brenda, por në atë moment që hapet dera, të gjithë shikojnë përveç Thaçit, pasi sipas avokatit, ai e di që Hallaqi nuk jeton më.

Postimi i plotë:

Ngoni

Nëse ndodh që gjatë gjykimit në Hagë, mbrojtësi i të akuzuarit Thaçi thotë:

Mos e akuzoni të mbrojturin tim për ish -gazetarin Behajdin Hallaqi, sepse ai është gjallë dha tash do hapet dera dhe ai do hyjë.

Dhe në atë moment hapet dera dhe hyn dikush brenda.

Besoni miq.

Të gjithë do të shikojnë kah dera, përpos të akuzuarit Thaçi.. sepse Ai e di që Behadin Hallaqi nuk jeton dhe nuk mund të hyjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat