Pajaziti: PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi për Asociacionin

Aktuale

Pajaziti: PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi për Asociacionin

Më: 26 janar 2024 Në ora: 06:11
Zenun Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) s’ka asnjë përgjegjësi për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deklaroi kështu, anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Zenun Pajaziti.

“PDK-ja nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe involvimi për Asociacionin. Nëse kryeministri do të kërkonte nga opozita që të bëhet pjesë e një vendimi të përbashkët për Asociacionin, me siguri që PDK-ja do t’i merrte përgjegjësitë e veta.

Tash nuk jemi fare faktor. As në procesin negociator as në atë të bisedimeve. Na është dhënë një version i fundit nga partnerët tanë. VV-ja e ka mandatin, madje të plotë, dhe këtë duhet ta administrojnë”, shtoi Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat