Hysa: Vizita e Pendarovskit, mesazh që rizgjedhja e tij nuk kontestohet as nga Prishtina

Aktuale

Hysa: Vizita e Pendarovskit, mesazh që rizgjedhja e tij nuk kontestohet as nga Prishtina

Më: 26 janar 2024 Në ora: 06:21
Stevo Pendarovski dhe Albin Kurti

Vizita e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Prishtinë, dhe takimi i tij me dy krerët e shtetit, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa ndërlidhet me zgjedhjet presidenciale në këtë shtet, për çka sipas tij, Pendarovski synon që të rizgjidhet president.

Ai ka theksuar se mesazhet e presidentit të Maqedonisë së Veriut, ishin të kujdesshme dhe që përçuan mesazh properëndimor dhe për të treguar se pas Tiranës, nuk do të kontestohet as nga Prishtina.

“Pentarovski ishte aty për më shumë ndoshta bisedime kokë më kokë. Ishte i kujdesshëm për shkak të situatës delikuate, ai e kishte edhe një mesazh I cili ishte në dy gjuhë. Pentarovski është rritur në një lagje, Çair të banuar me shqiptarë. E ka një të kaluar të bashkëpunimit me shqiptarë. Si u.d i presidentit ka qenë i kujdesshëm që të jetë më shumë simbol i unitetit sesa një ithtar me përkrahje politike. Ka qenë dikush që është parë si partner kredibil i Brukselit kur kemi zhvillimet dramatike-gjeopolitike, sic është lufta në Ukrainë. Ndoshta vizita e tij në Prishtinë, ka qenë edhe përpjekje për ta parë atë si dikush që nuk kontestohet nga Prishtina. Marrë parasysh që tashmë Tirana, ka qenë e hapur në këtë aspekt. Ka qenë Prishtina, apo lideri i VV-së ka kokjetuar me opozitën shqiptare, duke deleguar edhe këshilltarin e tij. Paraqitja dhe animi i kryeministrit të Kosovës është parë si diçka që nuk shkojnë në kohezion që nuk shkon me qëndrimet euro-atlantike dhe komunitetin diplomatik në Shkup.”, tha Hysa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat