“Ti je një manipulues i madh i fakteve!” – Muja shprehet ashpër ndaj Kërstiqit

Aktuale

“Ti je një manipulues i madh i fakteve!” – Muja shprehet ashpër ndaj Kërstiqit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 07:01
Armend Muja dhe Branislav Kërstiq

Gjatë ditës së djeshme është bërë rrëzimi i billbordeve ilegale në veri të Mitrovicës me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur për këtë ngjarje në mes deputetit të LVV-së Armend Muja dhe gazetarit serbë Branislav Kërstiq.

Ky i fundit gjithashtu është shprehur i ashpër ndaj Kërstiq duke e quajtur një manipulues i madh i fakteve dhe për këtë ka reaguar gazetari, duke e quajtur se mos është një llojë kërcënimi nga ana e tij.

“Unë jam duke reaguar vetëm kur jemi duke manipuluar me faktet une jam gazetar edhe ajo është arsyeja pse une reagojë”, ka thënë Kërstiq.

“Nëse je gazetar atëherë unë po të them se ti je një manipulues i madh i fakteve dhe une kam qenë në debat me ty pak para Banjskës dhe të njejtën logjik e keni pasur”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat